Organizmi ka disa sensore (receptorë ndjeshmërie), pjesa më e madhe e të cilëve ndodhet në sipërfaqe, dhe kanë si "detyre" të ndjejnë botën që na rrethon dhe të informojnë qendrat që përbejnë sistemin nervor (SN). Informacioni përçohet nëpërmjet sinjaleve elektrike që deshifrohen nga vetë qendrat dhe perceptohen si "njësi". Receptorët e lëkurës dhe mukozës së gojës e të hundës janë të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të prekjes, termike dhe të dhimbjes ; meqë ato na mbajnë në kontakt me botën e jashtme ndjeshmëria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe të specializuar, që ndodhen të gjithë në kokë, që janë përgjegjës për shikimin, dëgjimin, nuhatjen dhe shijimin.Disa receptorë të tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt skeletore dhe në lidhjet muskul-tendine : janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të gjatësisë ose ndja tensioneve të përbërësve të sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bëhen aktive kur trupi lëviz.Organet e brendshme kanë sensore që perceptojnë dhimbjen dhe trysninë (për shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (për shembull sasia e dioksidit të karbonit në gjak). Të gjitha këto informacione duhet ti dërgohen qendrave nervore të cilat i integrojnë me njëra tjetrën dhe me atë që ruajnë në memorie, dhe e përdorin jo vetëm për të na lidhur me botën e jashtme, për të pasur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit në hapësirë dhe për të ditur nëse forca muskulore që përdoret është e përshtatshme për rezistencën që duam të mundim, për edhe për të dhëne përgjigje të përshtatshme. Këto të fundit mund të jenë somatike (nëse ndërhyjnë muskujt skeletore) ose të brendshme (nëse ndryshohet aktiviteti i organeve të brendshme). S.N është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njeri tjetrin të përbërë kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale) : ndahet në dy pjesë të mëdha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet në kafke dhe në palcën kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) që ndodhet në gjithë pjesën tjetër të trupit edhe brenda të gjithë organeve. SNP ku bëjnë pjesë të gjithë receptorët e ndjeshmërisë të lartpërmendur ka si detyre të perceptoje ngacmimet e ambientit dhe ato të brendshmet dhe tia dërgojë SNQ dhe me pas ti dërgojë të gjithë organeve përgjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e informacioneve që vijnë nga periferia, ti përpunoje dhe ti japë një përgjigje të përshtatshme. SNQ përbëhet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (që përbëhet nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesëm), truri i vogël, truri i ndërmjetëm. SNp përbehet nga nervat, nyjet e receptorëve ndjesorë, duke përfshirë organet e aparatit të shikimit, dëgjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.